PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar sërish Vetëvendosejen e Kurtit, kësaj radhe me 11 mijë euro, për dy raste të ndara

PZAP ka njoftuar se këto vendime janë marrë në seancën e panelit të mbajtur dje. Në rastin e parë, Vetëvendosje u dënua me 5 mijë euro, pas aprovimit të ankesës së parashtruar nga PDK-ja, për shkak se siç thuhet në njoftimin e PZAP-së, pati ndeshje të kodit të mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatës gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Sipas PZAP-së në ankesën e PDK-së thuhej se kandidatja e VV-së, Albena Reshitaj ka publikuar një fotografi, në një nga tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën shihet një parullë e vendosur nga simpatizantët dhe mbështetësit e VV-së, e që sipas tyre ka gjuhë e cila nxit urrejtje, ofendim, denigrim dhe shpreh ngjyrime përçmuese për partitë kundërshtuese të VV-së. Po ashtu në rastin e dytë VV-ja është dënuar për ankesën e bërë nga PDK-ja.  Ankesa e pranuar e gjobiti VV-në në vlerë prej 6 mijë eurove. Në ankesë thuhet se kandidati i VV-së për deputet, Haxhi Avdyli ka postuar një video, me tekst shoqërues, që është realizuar brenda Klinikës së Neurologjisë, ku provokohet numri i listës, me të cilin ai kandidon, si person që mban pozitë publike, siç thuhet në ankesë, ka shfrytëzuar këto ambiente me qëllim të përfitimit të votave.

 

Kontrolloni gjithashtu

Koncert homazh me rastin e 35 vjetorit të Flakës së Janarit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot shënoi një ngjarje të shënuar dhe të …