Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pasi protestuesit kanë vërshuar në gjithë vendin

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pasi protestuesit kanë vërshuar në gjithë vendin

Kryeministri  i Serbisë, Millosh Vuçeviq,  ka dhënë  dorëheqje të parevokueshme, pasi protestuesit kanë vërshuar në gjithë vendin me  një bllokadë 24-orëshe në Beograd. Ai tha në një konferencë të jashtëzakonshme për media se sot në mëngjes ka pasur “një bisedë të gjatë” me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe se ai ia ka pranuar “vendimin dhe argumentet” e tij. Vuçeviq tha se qeveria serbe u përpoq t’i plotësonte kërkesat e studentëve. Protestuesit së fundmi kanë shtuar trysninë ndaj institucioneve, me studentët në krye të rebelimit qytetar. Fermerë serbë me traktorë dhe mijëra qytetarë i janë bashkuar bllokadës që i pasoi protestat shumëjavëshe në të cilat kërkohet përgjegjësi për aksidentin vdekjeprurës në qytetin verior të Novi Sadit. Është fatkeqësi për një shoqëri. Nuk do të kalojë shumë dhe ata që e bënë këtë do të pendohen. Çfarëdo qoftë. Mendoj se politika së cilës i përkas, partia që drejtoj, e cila i ka fituar të gjitha zgjedhjet, duhet të tregojë përgjegjësinë më të lartë, tha ai, duke iu referuar rebelimit të studentëve.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …