leoni

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, vazhdon të merret në pyetje dëshmitari i 118-të, Naser Krasniqi, në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, vazhdon të merret në pyetje dëshmitari i 118-të, Naser Krasniqi, në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën  Speciale, në Hagë po vazhdon të merret në pyetje dëshmitari i 118-të, Naser Krasniqi, në procesin gjyqësor kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Chalres Smith , dëshmitari përfaqësohet nga një avokat kujdestar dhe i njëjti është jashtë sallës së gjyqit për të qenë në dispozicion në rast që Krasniqi ka nevojë për këshilla, raporton “Betimi për Drejtësi“. Dëshmitarit Krasniqi iu prezantua një dokument të cilin vetë ai ia kishte dhënë Prokurorisë javën e kaluar. Ky dokument është përpiluar gjatë kohës së luftës përkatësisht në janar 1999 dhe për një kohë nuk e kam ditur ku e  kam dhe rastësisht e kam gjetur së bashku me disa dokumente të mia personale”, tha dëshmitari, duke shtuar se dokumenti mban emrin dhe mbiemrin e tij pasi që e ka përpiluar vetë. Sipas Prokurorisë, aty ishte një fletëdenoncim që dy policë nuk kanë mbushur detyrat që ka nxjerrë Drejtoria për Financat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që përcakton obligimin për qytetarët e Kosovës përkatësisht ata që jetonin jashtë vendit.  Vendimin e kishte marrë nga Brigada 121. Naser Krasniqi sqaroi se se kishin informacione që Lidhja Demokratike e Kosovës ishte pengesë për marrjen e të ardhurve nga mërgimtarët.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …