Sot, në pesëvjetorin e rënies, është përkujtuar Heroi i Kosovës, Sami Thaçi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i luftës së UÇK-së, i cili dha jetën heroikisht në krye të detyrës. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, zyrtarë policorë, veteranë të luftës së UÇK-së dhe shumë qytetarë kanë bërë nderime dhe kanë vendosur kurora me lule pranë varrit të tij në fshatin Shkarashnik të Malishevës. “Samiu ka rënë heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur rendin, ligjshmërinë dhe jetën e qytetarëve të vendit tonë. Ju, familje e Samiut, duhet të jeni krenarë për të kaluarën, veprat dhe heroizmin e tij,” ka theksuar kryetari Kastrati. Ai gjithashtu ka vlerësuar lartë kontributin e tërë familjes Thaçi në luftën çlirimtare.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Ekziston rreziku të merren vendime ndërkombëtare për Kosovën dhe kjo do të ishte e shumë e rëndë për vendin tonë
Kandidati për kryeministër i koalicionit “Kosova Fituese”, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se Kosova mund të …