Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka vizituar dhe ka biseduar me kreun e Organizatës e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka vizituar dhe ka biseduar me kreun e Organizatës e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Ai ka bërë me dije se bashkëpunimi me organizatat e dala nga lufta është i domosdoshëm. Molliqaj ka shkruar në “Facebook” se qeverisja e tanishme ka qenë më e dëmshmja dhe më e rrezikshmja për veteranët e UÇK-së. Bashkë me aktivistë të PSD-së vizituam OVL-në për t’i përgëzuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për të uruar punën e kryesisë së re dhe kryetarin e zgjedhur nga ky proces, z. Hysni Gucati. Bashkëpunimi me organizatat e dala nga lufta është i domosdoshëm. Qeverisja e tanishme ka qenë më e dëmshmja dhe më e rrezikshmja për veteranët e UÇK-së. Mbi të gjitha, kundërshtimi i Gjykatës Speciale po bëhet çdo herë e më jetik”, ka shkruar Molliqaj, duke shtuar se kjo kategori e njerëzve nuk mund të hedhet si mbetje e historisë. Veteranët e UÇK-së nuk guxojmë t’i lejojmë që të shndërrohen në variable kalkuluese me kosto e fitim. As s’mund t’i hedhim tutje si mbetje e historisë, ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

KDI

Institucionet e reja: Më afër formimit të qeverisë sesa zgjedhjeve të parakohshme

Formimi i institucioneve të reja mbetet i varur nga gatishmëria e partive politike për të …