Blerta Deliu-Kodra, kandidate për deputete, nga PDK-ja, një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com foli për vlerësimin e saj ndaj qeverisjes aktuale, programin e PDK-së dhe disa tema të tjera të rëndësishme. Ajo kritikoi ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve. Kjo qeveri, megjithëse ka marrë mbështetje të madhe gjatë fushatës zgjedhore dhe ka premtuar realizimin e projekteve të rëndësishme si ndihmë për sektorin privat, çerdhe për fëmijë, banesa për çifte, si dhe zhvillim të infrastrukturës, nuk ka arritur të përmbushë as minimumin e premtimeve të saj. Për katër vite nuk ka pasur ndonjë projekt të realizuar që mund të konsiderohet sukses i vërtetë për këtë mandat të tërë”, tha Blerta Deliu-Kodra.
