leoni

energji

Ekspertët e energjisë sugjerojnë që Kosova të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe të largohet nga investimet në thëngjill

Njohësi i çështjeve energjetike, Valon Berisha, ka theksuar se mungesa e bashkëpunimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë është një mundësi e humbur. Ai e cilësoi si “gabim fatal” mosndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta dhe vlerësoi miratimin e projektit të interkonjeksionit 400 kilovoltësh nga kryeministri Edi Rama. “Rruga e Kombit është ndërtuar, hekurudha do të bëhet, pse të mos ndërtohen edhe kapacitetet energjetike?”, deklaroi Berisha Nga ana tjetër, ekonomisti i energjisë, Adhurim Haxhimusa, theksoi se investimet në energjinë me thëngjill nuk janë më rentabile. “Sot, investitorët kanë më shumë leverdi të orientohen në energji solare dhe me erë. Kosova ka obligim të zbatojë taksën e karbonit, e cila e bën energjinë nga thëngjilli shumë të shtrenjtë,” tha Haxhimusa, duke shtuar se kostoja e prodhimit mund të shkojë deri në 140 euro për megavat orë. Në këtë kontekst, ekspertët theksojnë nevojën për strategji të reja që përfshijnë energjinë e rinovueshme dhe një bashkëpunim më të thelluar me Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-komandanti famëkeq serb, Goran Radosavleviq – Guri, shfaqet në kampin para Presidencës së Serbisë

Pjesëtarë të njësitit famëkeq serb “Beretat e Kuqe”, përfshirë ish-kolonelin Goran Radosavleviq – Guri, janë …