Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim madhështor në Fushë Kosovë

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim madhështor në Fushë Kosovë

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim madhështor në Fushë Kosovë, ku u shpreh i bindur për fitoren e partisë së tij. Duke e cilësuar këtë valë përkrahjeje si një “uragan të fitores”, Abdixhiku theksoi se mobilizimi i nisur në Pejë dhe Dukagjin, i vazhduar në Ferizaj, po merr hov edhe në Fushë Kosovë. “Fushë Kosova, bastion i pamposhtur i LDK-së! Sot, ju i keni vendosur kapak mobilizimit tonë. Kështu mbahet një tubim i LDK-së! Po shkojmë veç për fitore dhe asgjë më pak se kaq,” tha ai para simpatizantëve të mbledhur. Ai shtoi se LDK është ngritur dhe se ky moment do të vazhdojë drejt zgjedhjeve, duke e shpallur fitoren si objektivin e vetëm të partisë së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Nuk bëjmë koalicion me Vetëvendosjen, asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur se partia e tij nuk …