Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Donika Gërvallës, e cila në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje e cilësoi Ramush Haradinajn si një “hero dhe gjeneral të vetshpallur”. Tahiri tha se kjo deklaratë tregon karakterin e vërtetë të Gërvallës dhe kryeministrit Albin Kurti. “Ajo i thotë ‘gjeneral i vetshpallur’ një njeriu që ka gradë ushtarake nga UÇK-ja dhe NATO. Një njeri që kur del në ballkon të shtëpisë, sheh varret e tre vëllezërve dhe babait të tij, një njeri që ka plumba në trup dhe ka kaluar shtatë vjet në burg,” tha Tahiri, duke e quajtur deklaratën e ministres të papranueshme.
