Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekzistojnë shqetësime serioze lidhur me qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj politikës amerikane. Gjatë një vizite të tij në SHBA, Haradinaj ka thënë se ka marrë vlerësime se Kurti nuk ka qenë në linjë me Amerikën dhe se agjendat e tij janë konsideruar të dyshimta Janë ato vlerësimet dhe shqetësimet serioze se Kurti apo Kosova nuk ka qenë në vijë me Amerikën dhe se agjendat e tij kanë qenë të dyshimta. Nuk i kuptojnë këto agjenda të Kurtit, ka deklaruar ai. “Me presidentin Trump s’ka kohë më për tolerancë dhe për lojëra. Nëse bën veprime ndaras tyre, ata nuk do ta tolerojnë këtë. Nuk do të funksionojë si tash,” ka theksuar ai.
