leoni

Përkujtohet me nder dhe krenari dëshmori i kombit, Sahit Krasniqi nga Ratkoci

Në 26-vjetorin e rënies, në Ratkoc u përkujtua dëshmoiri i kombit Sahit Krasniqi.

Të pranishëm në këtë aktivitetë përkujtimor ishin strukturat udhëheqëse komunale në krye me kryetarin e komunës z. Smajl Latifi.

E përkujtojmë me nder dhe krenari dëshmorin e kombit, Sahit Krasniqi nga Ratkoci, i cili ra heroikisht më 29 janar 1999 në Rogovë të Hasit, në një përballje të pabarabartë për Liri a Vdekje kundër forcave pushtuese serbe.

Sahiti, një atdhetar i palëkundur dhe bashkëveprimtar qysh para luftës, qëndroi i patrembur përballë armikut. Për tri ditë rresht, ai dhe bashkëluftëtarët e tij përballuan tri prita të njëpasnjëshme – fillimisht në Bishtazhin me 27 janar, pastaj në Goden me 28 janar, dhe në fund në Rogovë me 29 janar, ku trimat u përjetësuan në altarin e lirisë.

Sakrifica e tij dhe e të gjithë dëshmorëve është amaneti ynë për një Kosovë të lirë dhe të denjë.

Lavdi e përjetshme Sahit Krasniqit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, ka shkruar në faqen e tij facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Në 26-vjetorin e përjetësimit nderohen dëshmorët e kombit, të rënë në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit

Së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë, të mërkurën në 26-vjetorin …