GLV “Llapusha” ka filluar përgatitjen e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal

Sot ka filluar punëtoria tre ditore e Grupit Lokal të Veprimit “Llapusha” në Malishevë, për finalizimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal. Hartimin e kësaj strategjie e ka përshëndetë edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili e ka vlerësuar hartimin e këtij dokumenti me rëndësi për komunën, pasi është pjesë e angazhimeve tona të përgjithshme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndihmon në hapat e mëtutjeshëm për hartimin e strategjive ekonomike dhe zhvillimore”, ka thënë kryetari Kastrati.

Enver Mazreku, nga Grupi Lokal i Veprimit “Llapusha” ka prezantuar rëndësinë e hartimit të këtij dokumenti, ndërsa draft dokumentin e ka prezantuar ekspertja e fushës, Valdete Morina.

Punëtoria do të zgjasë tri ditë, ndërsa pjesëmarrësit në këtë punëtori, nga të gjitha fushat e jetës në Malishevë, do të japin komentet dhe mendimet e tyre, me qëllim të hartimit të një strategjie që për qëllim ka zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Në 26-vjetorin e përjetësimit nderohen dëshmorët e kombit, të rënë në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit

Së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë, të mërkurën në 26-vjetorin …