Në 26-vjetorin e përjetësimit nderohen dëshmorët e kombit, të rënë në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit

Së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë, të mërkurën në 26-vjetorin e përjetësimit, nderuam kujtimin për dëshmorët e kombit, të rënë në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit. Në postimin e tij në facebook kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shkruar:

Epokën e luftës për liri, heronjtë e vulosën me gjak, sepse liria asnjëherë nuk vjen si dhuratë nga dikush, por ajo fitohet me sakrifica të mëdha. Prandaj, nderimi e respekti për ata që qëndruan dhe u flijuan, është dhe do të jetë i përjetshëm.

Kur rrëfejmë për heroizmin e tyre, kujtojmë betejat tek Ura e Terzive afër Bishtazhinit, Gradishin, Godenin dhe Rogovën e Hasit.

Me dhimbje e krenari, sot e përjetë, kujtojmë emrat: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli.

Më 29 janar, në përpjekje për të strehuar e shpëtuar luftëtarët dhe të plagosurit, nga forcat speciale serbe u vranë: Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala nga Rogova.

Qoftë i paharruar 27, 28 dhe 29 janari i vitit 1999!

Lavdi dhe nderime për jetë e mot gjakut të derdhur për liri!, thuhet në postimin në facebook të kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati nderon me mirënjohje mërgimtarin Sami Zogaj

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka ndarë mirënjohje për mërgimtarin Sami Liman Zogaj, …