Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, filluan aktivitetet për shënimin e 35-vjetorit “Flaka e Janarit”.
Aktiviteti filloi me pjesëmarrëjen e poetëve nga mbarë trojet shqiptare, që kishin konkuruar në konkursin letrar “FLAKA E JANARIT” me orën e madhe letrare.
Poetëve pjesëmarrës në orën letrare me një fjalë rasti ju drejtua, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ku mes tjerash tha se poetët janë frymëzimi i luftës për çlirim, liri dhe pavarësi të Republikës së Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar, janë drita e flakës që ndriçojnë dhe vazhdojnë të mbajn ndezur dritën e dëshmorëve të mbarë brezave, prandaj në çdo kohë do t’iu mbështesim në këto veprimtari kulturore, letrare dhe historike, ka thënë Krasniqi.
Në konkurrencë ishin mbi 110 krijues letrarë, ku në fund juria në përbërje:
Dr.Salih Bytyçi-kryetar
Arta Maxhuni- anëtar
PhD.Astrit Jashari- anëtar, bën shpalljen e fituesve të tri çmimeve të konkursit:
1.ÇMIMI I PARË
Shkurtë Kadriu-Çitaku
2.ÇMIMI I DYTË
Rudi Berisha
3.ÇMIMI I TRETË
Hyrë Fazliu
Juria ndau edhe dy çmime inkurajuese për poetët e rinj nga komuna e Malishevës