Lumir Abdixhiku ka folur për rigjallërimin e turizmit dimëror të vendit përmes transformimit rrënjësor të Brezovicës

Capital Beat i ka kushtuar një artikull të gjatë kandidaturës për kryeministër të L. Abdixhikut, kryetarit të LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Mediumi gjerman “Capital Beat” i ka kushtuar një artikull të gjatë kandidaturës për kryeministër të Lumir Abdixhikut, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Artikulli trajton vizionin e Abdixhikut për të ardhmen e Kosovës, sfidat që vendi po përjeton, si dhe ndikimin e tij në diasporën kosovare, veçanërisht në Gjermani. Në një kohë kur Kosova ndodhet në një udhëkryq, një emër po përmendet gjithnjë e më shpesh në bisedat e qytetarëve, politikanëve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë: Lumir Abdixhiku. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është pozicionuar si kandidati i ndryshimit dhe synon të marrë postin e kryeministrit të Kosovës më 9 shkurt 2025. Mediumi e paraqet Abdixhiku si një figurë të re dhe dinamike, që premton stabilitet dhe një qasje të matur ndaj reformave.

Artikulli thekson gjithashtu entuziazmin që fushata e tij “Turneu i Ndryshimit” ka gjeneruar mes qytetarëve, si dhe mes komunitetit kosovar në Nordrhein-Westfalen, ku jetojnë qindra mijëra kosovarë të integruar në shoqërinë gjermane. Sipas këtij mediumi Lumir  Abdixhiku po pozicionohet si kandidati i stabilitetit dhe ndryshimit në një kohë kur Kosova po përballet me sfida të shumta politike dhe ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Parlamenti Evropian kërkon përshpejtim të procesit të integrimit të Kosovës dhe heqjen e masave ndëshkuese të BE-së

Në diskutimet që u zhvilluan në Parlamentin Evropian, shumica e deputetëve kërkuan që procesi i …