leoni

Eurodeputeti, Lukas Mandl kërkon nga vendet anëtare të BE-së që urgjentisht të hiqen vizat për Kosovën

Shumica e euro-deputetëve kanë kritikuar mënyrën e njëanshme se si BE-ja iu ka qasur palëve në dialogun në mes të Kosovës e Serbisë

Burimet e Radios Evropa e Lirë në Parlamentin Evropian bëjnë të ditur se disa eurodeputetë i kanë thënë emisarit në largim të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, se qasja e pabalancuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar negativisht në këtë proces. Lajçak më 30 janar ka zhvilluar një takim lamtumirës me deputetët e Parlamentit Evropian në Komisionin për Politikë të Jashtme, me të cilët ka biseduar për mandatin e tij pesëvjeçar si i dërguari i bllokut për dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë këtij takimi, të zhvilluar me dyer të mbyllura, shumica e eurodeputetëve kanë qenë kritikë ndaj mënyrës se si BE-ja u është qasur palëve në dialog dhe në përgjithësi në raportet e shteteve me bllokut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një tubimi në Kaçanik, deklaroi se kjo komunë është lënë pas dore nga qeveria aktuale

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një tubimi në Kaçanik, deklaroi se kjo komunë …