Aleanca Kosova e Re dënon ashpër sulmin mizor ndaj kuvendit të Republikës së Kosovës. AKR kërkon nga organet kompetente që në mënyrë profesionale t’i kryejnë detyrat e veta dhe ta zbardhin këtë rast, i cili direkt është i orientuar kundër çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Liria dhe siguria e qytetarëve të vendit është dhe duhet të jetë ideali madhor i shtetit tonë, andaj AKR bën thirrje edhe tek klasa politike që të jenë të përgjegjshëm dhe të mendojnë për të ardhmen dhe sigurinë e fëmijëve në radhë të parë. AKR është e përkushtuar të japë kontributin e vet në drejtim të zhvillimit të shtetit, garantimit të lirisë dhe sigurisë për qytetarët dhe prosperitetin ekonomik.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …