Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një tubimi në Kaçanik, deklaroi se kjo komunë është lënë pas dore nga qeveria aktuale, duke bërë që të mos ketë projekte të reja dhe të stagnojë në zhvillim. Sipas Limajt, mbështetja qytetare që ai dhe partia e tij po marrin është një shtysë për ta kthyer vendin drejt zhvillimit, avancimit dhe integrimit euro-atlantik. Ai theksoi rëndësinë e bashkimit për të çuar përpara prioritetet kombëtare, përfshirë anëtarësimin në NATO dhe sigurimin e pavarësisë energjetike. Në mesazhin e tij, Limaj bëri thirrje për përkrahje ndaj numrit 137, duke e cilësuar atë si një bashkim për veprim dhe zhvillim.
Kontrolloni gjithashtu
Nexhat Milazim Fazliu, ka akuzuar qeverinë për qëndrim armiqësor kundër luftëtarëve të UÇK-së, veçmas atyre në rajonin e Drenicës
Nexhat Fazliu, djali i dëshmorit Milazim Fazliu, ka akuzuar qeverinë aktuale për qëndrim armiqësor ndaj …