Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka gjobitur sërish Lëvizjen Vetëvendosje në kuadër të aktiviteteve të saja për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit. PZAP-i ka deklaruar se LV-ja është gjobitur me 5 mijë euro, dhe ka afat që ta paguajë gjobën deri në 15 ditë pas 30 janarit. Ankesë kishte paraqitur Partia Demokratike e Kosovës më 28 janar ndaj LV-së për shkak se, siç është thënë, më 27 janar në Skenderaj, mbështetësit e LV-së në një video të publikuar në mediat elektronike dëgjohen duke përdorur gjuhë të urrejtjes dhe fyese ndaj subjekteve politike. Sipas PZAP, ata kishin thënë : “Me i ardhë Radoiçiqi e pranojnë me zemër, k’ta nuk shkojnë me ‘shkije’, por shqiptarëve ia bajnë, shpiunaa… Shpiunat e Serbisë, idiota, Radoiçiqin e kishin pritë me lule. Ngo, ngo çka bajnë këtë gjest, turp i madh. Tani thojnë PDK-ja jena njerëz, kanë më hup shumë. Kështu e ka Drenica”, është thënë në vendimin e PZAP-it.
Kontrolloni gjithashtu
Nexhat Milazim Fazliu, ka akuzuar qeverinë për qëndrim armiqësor kundër luftëtarëve të UÇK-së, veçmas atyre në rajonin e Drenicës
Nexhat Fazliu, djali i dëshmorit Milazim Fazliu, ka akuzuar qeverinë aktuale për qëndrim armiqësor ndaj …