Avokati i Pjetër Shalës, në Gjykatën Speciale ka ushtruar ankesë kundër urdhrit për zhdëmtim që iu dha më 29 nëntor 2024, i cili e detyronte tç dënuarin të paguante 208 mijë euro për ‘viktimat’. Duke u bazuar në pesë pika kryesore, Shala kërkon që Paneli i Apelit ta pezullojë shqyrtimin e apelimit kundër kësaj mase derisa të shqyrtohet apelimi për dënimin e tij me 18 vjet burg për krime lufte. Në të kundërtën, ai kërkon që masa e zhdëmtimit të anulohet dhe të kthehet për rishqyrtim nga një trup gjykues tjetër. Sipas mbrojtjes së tij, trupi gjykues ka gabuar duke e mbajtur përgjegjës për dëme që nuk janë shkaktuar nga veprimet ose mosveprimet e tij. Po ashtu, mbrojtja pretendon se dëmshpërblimi është caktuar mbi supozime dhe jo mbi prova konkrete, duke shkelur të drejtat e tij për një proces të drejtë.
Kontrolloni gjithashtu
Nexhat Milazim Fazliu, ka akuzuar qeverinë për qëndrim armiqësor kundër luftëtarëve të UÇK-së, veçmas atyre në rajonin e Drenicës
Nexhat Fazliu, djali i dëshmorit Milazim Fazliu, ka akuzuar qeverinë aktuale për qëndrim armiqësor ndaj …