Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjen e rregullt, të parën për vitin 2025

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit janar, e para e rregullt për këtë vit e kuvendit komunal të Rahovecit. Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e LMT-së. Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga kuvendarët, drejtuar kryetarit të komunës dhe drejtorive përkatëse.

Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve: 👇🏼

Historiku i parcelave prej periudhës kur komuna e posedon historiatin

Listimi i operatorëve sipas ofertave në procesin e tenderimit me 20%

Çmimi i lartë i peletit – pyetje dhe kërkesë për ndërprerje të kontratës

Kubëzimi i rrugëve dhe pastrimi i tyre në Krushë të Madhe

Çështja e kanalit të kullimit të tokave në Malësi të Vogël

Nevoja për rrugë fushore në Hoçë të Vogël, Brestoc dhe Nagac

Funksionalizimi i AMF-ve dhe rifillimi i punimeve në AMF-në e Opterushës

Rregullimi i shtratit të lumit, Nagac – Brestoc

Propozim për parking të hapur mbi qendrën e regjistrimit të veturave

Gjendja e rrugëve nacionale dhe rrugëve lokale

Të ketë zgjidhje lidhur me qentë endacakë

Punimet që i zhvillon “Radoniqi” – sanime jo të duhura

Pagesat e shujtave për kontratat kolektive

Kontrata për rregullimin e varrezave të martirëve

Çështja e trafos në rrugën “Vëllezërit Frashëri”

Obligimet kontraktuale dhe financiare

Kapacitetet financiare të komunës

RENDI I DITËS ishte voluminoz me 16 pika, plus 2 shtesë:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Rahovecit, për vitin 2025

Shqyrtimi i raportit vjetor financiar, janar – dhjetor 2024

Shqyrtimi i raportit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2023

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, P- 05864-0 dhe 05865-0, ZK – Rahovec

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit të Komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së  komunës  P- 05864-0 dhe 05865-0 ZK Rahovec

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, P-00597-6, ZK – Xërxë

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së  komunës P-00597-6, ZK – Xërxë

Shqyrtimi i raportit të punës të kuvendit komunal për vitin 2024

Shqyrtimi i informatës rreth punës së KKSB-së, për viti 2024

Shqyrtimi i Raportit të punës të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2024

Shqyrtimi i raporti vjetor rreth punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2024

Shqyrtimi i Planit të punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2025

Shqyrtimi i Raportit të punës se Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale për vitin 2024

Shqyrtimi i Raportit të punës se Komitetit për persona me aftësi të kufizuar për vitin 2024

Shtesë:

Vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme për rastet e veçanta – Ministria e Ekonomisë.

Vendimi për plotësim-ndryshimin e anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara.

Gjatë seancës, pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Pensionistët janë thesar i vërtetë për ne

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij të …