Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ka ndezur një debat të madh mbi politikat e imigracionit, veçanërisht në lidhje me dëbimet masive të emigrantëve të paligjshëm. Raportimet tregojnë se mes 1.4 milionë personave me urdhra përfundimtarë dëbimi janë nga 1,874 shqiptarë nga Shqipëria dhe 118 nga Kosova. Këto shifra tregojnë se Shqipëria është në mesin e vendeve të prekura nga politika e re e dëbimeve të mundshme, por jo ndër vendet kryesore. Administrata Trump po ndjek një qasje të rreptë kundër emigracionit të paligjshëm, duke forcuar operacionet për zbatimin e urdhrave të dëbimit. Ndikimi i kësaj politike te komuniteti shqiptar në Amerikë mund të jetë i ndjeshëm, veçanërisht për ata që kanë jetuar për vite me status të pasigurt. Ajo që mbetet për t’u parë është se si do të zbatohet kjo politikë në praktikë dhe çfarë opsionesh do të kenë ata që preken nga këto masa.
Kontrolloni gjithashtu
Nexhat Milazim Fazliu, ka akuzuar qeverinë për qëndrim armiqësor kundër luftëtarëve të UÇK-së, veçmas atyre në rajonin e Drenicës
Nexhat Fazliu, djali i dëshmorit Milazim Fazliu, ka akuzuar qeverinë aktuale për qëndrim armiqësor ndaj …