Njeriu në cilindo stad të zhvillimit si qenje shoqërore e psikologjike, ka status shpirtëror të caktuar, për ndertimin e të cilit ndikojnë shumë faktorë e rrethana!
Ndjenja e krenarisë është ajo që do të donin ta përjetonin të gjithë, ndërsa ndjenjën e inferioritetit nuk do ta dëshironte askush!
Pra secili do të vraponte drejt krenarisë duke ikur nga inferioriteti!
Kjo ikje është e zorshme nëse nuk artikullohet dhe nëse nuk ka prijës!
Andaj në këtë rrugë ndodh identifikimi me prijësin, i cili poashtu është duke ikur nga inferioriteti, apo është nisur drejt një pozite superiore në shoqëri.
Dhe në këtë situatë e ne këtë terren tonin shfaqet Albini, duke e motivuar këtë ikje nëpërmjet keqpërdorimit më të lig që mund ti bëhet konsitucionit të brishtë shpirtëror të qenjës së rëndomtë njerëzore!
Dhe kjo nxitje për ikje nuk po ndodh duke synuar lartësinë e madhështinë nëpërmjet realizimit të projekteve konkurruese, por duke vene theksin në kritikën dhe relativizimin e madhështisë së dëshmuar të të tjerëve!
Ne mënyren me te vrazhdë kjo shfaqet në sjelljet dhe veprimet e Albin Kurtit.
Pasuesit e tij nuk mbeshteten në ndonjë kërkesë programore të arsyetuar e racionale, por në mohimin arritjeve të cilësdo strukture pararendëse shtetërore!
Në fenomenin Kurti kjo është realizuar si rezultat i manipulimit të shumfishtë!
E para është instalimi te masa e rëndomtë qytetare i ndjenjes së fajësisë e te inferioritetit deri tek statusi i viktimës, duke marrë rolin mbrojtës të kësaj kategorie, për të krijuar nxitje të masave ndaj një pjese tjetër të qytetarisë e cila në fakt përfaqëson pakicën më cilësore!
Por kush janë të tjerët?
Janë pikërisht e madhërishmja e shoqërisë: njerëzit që prinë në proceset më të zorshme kombëtare, luftëtarët e Lirisë, çlirimtarët, jetësuesit e Pavarësisë, shkencëtarët, diplomatët dhe Shtetndërtuesit e Kosovës.
Fakti që shumica e njerëzve përfaqësojnë të zakonshmen, të rëndomtën tonë dhe se e madhërishmja është pakicë, asnjëherë nuk duhet kuptuar si dy kategori konfliktuoze me njera tjetren! Përkundrazi, këto nuk funksionojnë pa njera tjetren! Jo vetëm janë relacione simbiotike por janë organikisht të lidhura brenda natyrës së zhvillimit të tyre!
E madhërishmja del nga e rëndomta, si fryti i pemës apo si lulja nga trungu i saj!
Dhe Liderët që këtë tërësi e kultivojnë janë të pakët! Të tillë janëvetëm lideret që dolen si alternativë e strukturave okupuese!
Lideret konkurrues në garën për pushtet në rrethanë të Kosovës së çliruar janë deshmuar me goditjet ndaj kësaj simbioze duke kriju perqarjen më të dëmshme që mund ti bëhet vendit.
Synimi i Albinit është e kundërta e ambicjeve të këtij kombi.
Epikteti do të thoshte: “Ai nuk di ti zbus ambicjet e tij dhe ngjane ne femiun që zhytë dorën në një poq të mbushur me fiq dhe që s’mund të heq më dorën, e qanë, pa e kuptuar se do te mjaftonte ti lëshonte ca fiq dhe dora do të dilte menjehere”!
Albini mund t’i liroj duartë nga kjo verbëri vetëm duke u liruar nga autosygjestioni i të gjithëdijshmit dhe nga idetë e delirit të madhështisë.
Është obligim i prijësve me qëllime të mira, ta realizojnë si duhet misionin e tyre.
Fundja të jesh prijës do të thot të jesh dhe edukator, ndërsa të jesh mashtrues është e kundërta e saj!
Ky popull duhet të lirohet sa më parë nga dora rrënuese e Albin Kurtit!