Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Donika Gërvallës, e cila e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur” gjatë një tubimi elektoral. Haradinaj theksoi se ata janë gjeneralë të luftës dhe janë graduar edhe nga NATO, duke ironizuar me ata që janë graduar nga regjimi i Millosheviqit. Ai gjithashtu e akuzoi Gërvallën se, me një nënshkrim, ka falur tokën e Manastirit të Deçanit, duke e cilësuar këtë veprim si një lëshim të madh pas 25 vjetëve rezistencë. Sipas tij, ky vendim është marrë me shpresën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, gjë që nuk ka ndodhur.
Kontrolloni gjithashtu
Thomas Greminger: Administrata e Trump-it nuk do ta ketë Ballkanin në listën e prioriteteve
Ish-sekretari i OSBE-së në Vjenë dhe diplomati zviceran, Thomas Greminger, ka komentuar bllokimin e fondeve …