Ish-shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Viliam Voker ka mbajtur sot një diskutim në Reporting House në Prishtinë, gjersa ka rrëfyer ngjarje nga misioni i tij në Kosovë, karriera dhe pak nga jeta private. Ai tha se pas përfundimit të misionit në Kosovë, asnjë anëtarë i OSBE-së nga selia kryesore, nuk e kishin pyetur asgjë lidhur me punën e tij në Kosovë. “Sa i përket detyrës të misionit verifikues të Kosovës detyra na ishte dhënë qartë që ta bëjmë punën me ndershmëri dhe sinqeritet. Ajo (Madeleine Albright) me tha ‘Zotëri Walker mendojmë që në Kroaci keni bërë punë të mirë, personalisht mendoj që ke bërë punë të shkëlqyeshme në Kosovë dhe mos të kesh merak do të kesh detyra të tjera, jo në Amerikë Qendrore, jo në Afrikë Jugore, por do të kesh misione të tjera. Por, kjo nuk ndodhi. Gjashtë muaj më vonë mua më erdhi koha e pensionimit dhe u pensionova. Në mesin e shumë temave, Walker foli edhe për përballjet e tij në Tribunalin e Hagës me “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.