Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim, ka mbajtur konferencën e tretë për media gjatë së cilës ka shpalosur të dhënat për mbarëvajtjen e tri javëve të fushatës zgjedhore, mbulimin medial, gjuhën e urrejtjes dhe shpenzimet në rrjetet sociale. Deri më tani, ajo ka monitoruar 582 aktivitete të subjekteve politike në tërë vendin, prej të cilave 207 janë mbajtur vetëm në javën e fundit. Tashmë, me numrin më të madh të aktiviteteve prin PDK-ja me 165 aktivitete, e cila ka tejkaluar LDK-në që ka 151 aktivitete. Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur 120 aktivitete, AAK-ja 89 aktivitete, ndërsa subjektet tjera politike (përfshirë edhe ato nga radhët e komuniteteve) kanë mbajtur rreth 60 tubime publike. Tubime kanë organizuar edhe partitë nga komuniteti serb në Kosovë, ku në këto zgjedhje për dallim nga zgjedhjet e kaluara ku garonin vetëm 3 partitë vogla serbe, në këto zgjedhje në garë janë 6 parti. Fushata e tyre është duke u zhvilluar në të gjitha komunat serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Thomas Greminger: Administrata e Trump-it nuk do ta ketë Ballkanin në listën e prioriteteve
Ish-sekretari i OSBE-së në Vjenë dhe diplomati zviceran, Thomas Greminger, ka komentuar bllokimin e fondeve …