Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, është shprehur se janë të gatshëm të organizojnë protesta për të mos lejuar miratimin në Kuvend të Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi. AAK, ka protestuar edhe më herët kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe është e gatshme edhe për organizimin e protestave të reja. është në dorën e Qeverisë nëse ka gatishmërinë që ta sakrifikojë Kosovën për ta mbrojtur komisionin e tyre, i cili në tryezën e fundit u pa se i ka falsifikuar të dhënat. “Konsiderojmë se tani për tani nuk është momenti të organizohen protesta, sidomos jo pa u koordinuar nga të gjitha partitë e opozitës, njerëzve të shoqërisë civile dhe intelektualë të tjerë”,vlerësoi Pal Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …