Kandidati për deputet i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar lidhur me rastin e aktakuzës për ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqit dhe pranimin e fajësisë nga Ymer Dragusha. Ai ka shkruar se kjo aferë e prokurimit ku bëhet fjalë për riparimin e një prej kaldajave të KEK-ut, zbulon zinxhirin e abuzimeve dhe tejkalimeve të kompetencave. Të gjitha veprimet e Dragushës ishin të urdhëruara nga Krasniqi, ndërsa në këtë skemë përmenden edhe emrat e Dejona Mihailit dhe ministres Artane Rizvanolli”, ka thënë Azemi. Ymer Dragusha, i bashkë-akuzuar me Nagip Krasniqin, ka pranuar fajësinë për keqpërdorim të detyrës në KEK. Afera e prokurimit për “Riparimin Kapital të kaldajës të bllokut A5” zbulon një zinxhir abuzimesh dhe tejkalim të kompetencave për përfitime personale. A do të ketë drejtësi të plotë për këtë rast? Apo pranimet e fajësisë do të përdoren për të shpëtuar kokat e mëdha? Të gjitha veprimet e Dragushës ishin të urdhëruara nga Krasniqi, ndërsa në këtë skemë përmenden edhe emrat e Dejona Mihailit dhe ministres, Artane Rizvanolli.
Kontrolloni gjithashtu
Besian Mustafa: LDK-ja është alternativa e vetme për një të ardhme më të ndritur për Kosovën
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka ftuar anëtarësinë që të angazhohen maksimalisht …