KQZ fillon trajnimin për anëtarë të Këshillave të Vendvotimit në Kosovë dhe në përfaqësi diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar fazën e radhës së programit të trajnimit për anëtarë të Këshillave të Vendvotimit në Kosovë dhe në përfaqësi diplomatike. Në këtë fazë të trajnimit do të përfshihen më shumë se 15 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimit, të cilët janë emëruar nga KQZ dhe që u përkasin të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Qëllimi i këtij trajnimi është që anëtarët e Këshillave të Vendvoitmit të përfitojnë njohuri mbi legjislacionin, rregulloret zgjedhore dhe procedurat zgjedhore që do t’i zbatojnë në ditën e zgjedhjeve për temat të ndryshme, si në vijim:

Votimi dhe numërimi i fletëvotimeve në vendvotim;

Votimi me kusht;

Votimi për persona me nevoja të veçanta;

Numërimi i fletëvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit;

Procedurat për pranimin dhe dorëzimin e materialeve zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: LDK-ja është alternativa e vetme për një të ardhme më të ndritur për Kosovën

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka ftuar anëtarësinë që të angazhohen maksimalisht …