Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka ftuar anëtarësinë që të angazhohen maksimalisht që t’i bindin edhe të tjerët për ta votuar këtë subjekt politik. Gjatë konferencës për medie, ai theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës është alternativa e vetme për një të ardhme më të ndritur për Kosovën. “Flisni me të gjithë që njihni, të rrethit tuaj të ngushtë e të gjerë dhe shpjegoni atyre pse LDK është alternativa e vetme për një të ardhme më të ndritur për Kosovën. Dhe këtë të diele, me 9 shkurt, ju duhet të siguroheni që gjithsecili të dalin dhe të votojnë për LDK-në. Nëse secili prej jush, mbështetësit tanë, sillni edhe një shok apo familjar më shumë për ta votuar LDK-në, ne do t’i fitojmë këto zgjedhje” theksoi mes tjerash, zëdhënësi, Besian Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti Donald Tramp ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për vendosjen e tarifave kundër Kanadasë, Meksikës dhe Kinës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për vendosjen …