Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka takuar përfaqësuesit e Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, prindër, familjarë dhe aktivistë të kësaj çështjeje. Gjatë takimit të zhvilluar me ta, ai ka theksuar se personat e kësaj kategorie nuk do të mbeten kurrë pa mbështetjen e qeverisë së drejtuar prej tij. “Nuk mund ta kemi një Kosovë moderne, nëse hapësirat publike, institucionet shtetërore dhe rrugët tona nuk janë të qasshme për të gjithë qytetarët. Zëri i Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, i prindërve dhe aktivistëve që çdo ditë japin kontribut të jashtëzakonshëm për një Kosovë më gjithëpërfshirëse, do të dëgjohet në qeverinë time” ka theksuar mes tjerash kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
Ragmi Mustafa: Radikalizimi i protestave mund të dërgojnë në luftë civile në Serbi
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa ka vlerësuar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq …