Gjithë kjo ndjesi e mllef i shfrenuar për kaq pak ditë fushate, ngarkuar me emocione te papërmbajtshme, me yshtje, dyshime, mosbesim, premtime boshe, me hapareshje, gënjeshtra e sharje, akuza, fyerje nga më të larmishmet deri në banalitet. Këto përçmime naive deri tek degradimi i skajshëm, zbrazur mbi figura dhe subjekte të caktuara politike. Ky mllef i nxjerrë nga thellësia e gjoksin, që Vuvuzelat e kishin fshehur për vite të tëra, në mënyrë që ta zbrazin pa kursim përgjatë këtij cikli të hënës së plotë e cila për dikë do të perëndoj me 9 shkurt!
Këto sjelljeje të pahijshme më së paku i shkojnë përshtati një qeverie në pushtet e cila do duhej të barte mbi supe mesazhin e pjekurisë intelektuale, të mirësisë dhe të besimit tek qytetarët, se janë këta që do bëjnë shtetin e që nuk e bënë për këto vite qeverisjeje, dhe siç kishte thënë Malësorja që moti: “Po të ishte aq lehtë të bënte shtëpi, Kola im do i bënte tri!”…
Përgjatë këtyre ditëve të kësaj fushate, elektorati i ndershëm ka përjetuar disa aspekte interesante, në fakt sa herë ka pyetur veten e vet; vallë, ku paska qenë fshehur gjithë kjo pasuri e lumturi e premtuar “në të thatë” për gjithë këto vite të qeverisjes së VV-ës!, mbajtur ndryrë, e pa realizuar, pa zbatuar, mohuar, zhvatur, shfrytëzuar e shpërfytyruar, që po na servohet sot me kaq dorë-lirësi, kaq pak kohë para shkuarjes tek KUTIA!
Krye valltari i gjithë kësaj maskarade sharjesh e përçmimesh, z. Kurti, pa diskutim qëndron në krye të listës së mllefit të derdhur pa kursim mbi opozitën pa dallim, në veçanti kundër AAK-së, LDK-së dhe PDK-së. Për hir të së vërtetës, të gjitha subjektet politike opozitare, kanë qenë të matura, shumë më të matura, të arsyeshme, shumë më të arsyeshme dhe shumë më korrekte me premtimet e tyre në raport me qytetarët! Paraqitje e tyre para elektoratit meriton respekt, në veçanti qëndrimi dhe sjellja e Partisë Demokratike të Kosovës. Padyshim qytetari ynë, duke qenë bartës i gjithë këtyre mashtrimeve katrahure për më shumë së katër vite, pra që nga mandati i parë i kësaj qeverie, rendi dhe urtia e do që të mos mashtrohet më kotna së koti!
Një urtarë i vjetër që moti kishte thënë:
… “ Nëse me mashtron një herë, nuk ta fali, nuk ta bëjë hallall, ngase nuk të kam njohur!. Aaaa, nëse me mashtron për herë të dytë, pasi që tani po të njoh, halla të qoftë se ma pati qejfi që të mashtrohem”!…
Uroj për zgjedhje të qeta. të mbara, të kulturuara dhe të suksesshme.
Të fitoj më i miri prej të mirëve, në këtë rast besimin e qytetarëve duhet ta marrë z. Bedri Hamza dhe PDK- URIME!
CH-03.02.2025