Autoritetet greke kanë njoftuar se janë në alarm pas rritjes së aktivitetit sizmik në zonën detare midis Santorinit dhe Amorgos në ishujt Cyclades. Në një periudhë 24-orëshe, janë regjistruar mbi 140 tërmete, me magnitudë nga 4 deri në 4.7 shkalla Rihter dhe thellësi nga 4 deri në 10 km. Autoritetet kanë apeluar banorët dhe turistët që të shmangin dy portet e vogla dhe të mos grumbullohen masivisht në hapësirat e brendshme. Shkollat janë të mbyllura gjatë ditës së hënë për siguri. Gjithashtu, rekomandohet për ishujt Amorgos, Ios dhe Anafi të ndiqen masat e kujdesit për shkak të rrezikut të lëkundjeve të tjera të mundshme. Sizmologët vlerësojnë se lëkundjet janë tektonike dhe nuk janë të lidhura me aktivitetin vullkanik. Megjithatë, rekomandohet që banorët dhe turistët të zbatojnë masat e sigurisë, sidomos në ndërtesat që nuk janë ndërtuar sipas rregulloreve moderne antisizmike.
Kontrolloni gjithashtu
Viziton RKL-në, veterani 82 vjeçar, i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaqir Dervishaj
Sot, erdhi për një vizitë në Radio Kosova e Lirë, veterani 82 vjeçar, i Ushtrisë …