Rreth 130 milionë euro për projekte dhe programe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara për Kosovën, ende nuk dihet se sa fonde janë shfrytëzuar dhe sa janë ngrirë pas vendimit të ish-presidentit Donald Trump për pezullimin e ndihmave të huaja për një periudhë 90-ditore. Fondet e USAID-it kanë mbështetur sektorë kyç si sistemi gjyqësor (24 milionë euro), transparenca qeveritare (26 milionë euro) dhe përmirësimi i tregut të energjisë (12 milionë euro). Megjithatë, pas pezullimit të ndihmave, përveç ndihmës humanitare, të gjitha grantet dhe programet e tjera janë stopuar. Eksperti i ekonomisë, Emanuel Bajra, vlerëson se ndalja e donacioneve ka edhe anën e saj pozitive, pasi Kosova duhet të ndërtojë një sistem më të qëndrueshëm ekonomik, duke mos u mbështetur kryesisht te donacionet e huaja. Ai gjithashtu paralajmëron se pas rishikimit të ndihmave, Amerika mund të reduktojë mbështetjen financiare dhe të rishikojë edhe pozicionin e saj ushtarak jashtë kufijve, çka do të kishte pasoja për sigurinë globale, duke përfshirë Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Donika Schwarz duke e dështuar diplomacinë e bashkë me Kurtin duke e vënë vendin edhe nën sanksione, merret me fyerje
Minister-zeza Donika Schwarz, në fushatën e saj si kandidate për deputete në listën e Lëvizjes …