I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale Riçard Grenelli e ka denoncuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po përpiqet ta marrë edhe një mandat qeverisës. Ndërsa zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit po afrohen, Grenelli u ka thënë qytetarëve se Albin Kurti po gënjen se është i afërt me Amerikën. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë, në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trumpit, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu, edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, ka shkruar Grenell. Diplomatë më i rëndësishëm i kryetarit Donald Trumpi ka thënë se kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Albin Kurtit. Albin Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me ShBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, ka shkruar, mes tjerash, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Riçard Grenell.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti mbyll mandatin pa riformatim qeveritar, pavarësisht skandaleve, korrupsionit, keq-qeverisjes dhe shpërfilljes së aleatëve
Kryeministri Albin Kurti po e përfundon mandatin e tij katërvjeçar pa bërë riformatim të kabinetit …