Blerand Stavileci; Qytetarët po e mbështesin fuqishëm vizionin Partisë Demokratike për një Kosovë më të mirë

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka njoftuar se deri më tani PDK ka zhvilluar mbi 2 mijë takime anë e kënd Kosovës, ku është mirëpritur nga qytetarët. Ai në një konferencë për media tha se në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje e secilin takim, vërehet një bashkim qytetar për një Kosovë ma të mirë. “Qytetarët duan punë dhe rezultate. Zotime të qëndrueshme dhe vepra konkrete. Ata e dinë kush është Bedri Hamza. Fjala e tij për ta ka peshë, sepse çdo premtim që ai bën është një angazhim që e çon deri në fund. Është një garanci ligjore dhe morale. E kanë parë në punë, e kanë parë të ndërtojë, të zhvillojë, të transformojë. Prandaj, qytetarët sot po e mbështesin fuqishëm vizionin për një Kosovë ma të mirë”, theksoi ai. Sipas tij numrat e PDK-së po rriten çdo ditë si rezultat i mobilizimit për rikthimin e madh. “Ky është rezultati i një ekipi të jashtëzakonshëm i Kryetarit Memli Krasniqi, i Kryesisë, i kandidatëve tanë për deputetë dhe mbi të gjitha, i kandidatit tonë për Kryeministër, Bedri Hamza, një njeri që e mban fjalën dhe që punët i çon deri në fund, nënvizoi,  Blerand Stavileci.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qindra mësimdhënës

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qindra mësimdhënës.  Ai …