Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka uruar z. Peter Sørensen për emërimin e tij si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Përmes një postimi në platformën “X”, Kallas theksoi rëndësinë e procesit të normalizimit mes dy vendeve për rrugën e tyre drejt integrimit evropian. Mirëpres ngrohtësisht Peter Sørensenin si emisarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun. Ka shumë punë të rëndësishme përpara. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë drejt BE-së”, ka shkruar ajo. Gjithashtu, Kallas falënderoi Miroslav Lajçakun për angazhimin e tij në këtë proces, duke theksuar se puna e tij e deritanishme do të shërbejë si bazë për angazhimin e mëtejshëm në dialog.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti Albert Krasniqi, ka folur për aferat korruptive në Qeverinë-Kurti, ku është implikuar vetë kryeministri
Analisti Albert Krasniqi ka folur për aferat korruptive në qeverinë Kurti. Ai ka bërë me …