Deklaratat e Richard Grenellit, përfaqësues i Administratës Amerikane, lidhur me Kryeministrin Albin Kurti, kanë nxitur reagime të shumta në skenën politike dhe mediatike në Kosovë. Grenell, duke kritikuar qëndrimet e Kurtit, ka theksuar se Amerika nuk e sheh më si partner qeverinë e Kosovës nën udhëheqjen e Kurtit. Ish-ministri Dardan Gashi komentoi ndikimin amerikan duke e cilësuar Administratën e tanishme si më dhe të gatshme të imponojë vullnetin e saj mbi shtetet e tjera, duke përfshirë edhe Kosovën. Ai theksoi se Grenell ka bërë të qartë se Amerika nuk e konsideron më Albin Kurtin si partner. Analisti Astrit Gashi theksoi historinë e tensioneve mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Grenellit, duke përmendur se as Administrata Trump dhe as ajo Biden nuk kanë pasur raporte të mira me Kurtin. Ai vuri në dukje se një përplasje me një figurë të tillë si Grenell mund të krijojë probleme të mëdha për ndërtimin e një qeverie të qëndrueshme në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti Albert Krasniqi, ka folur për aferat korruptive në Qeverinë-Kurti, ku është implikuar vetë kryeministri
Analisti Albert Krasniqi ka folur për aferat korruptive në qeverinë Kurti. Ai ka bërë me …