Një tragjedi familjare tronditi Jabllanicën e Gjakovës. Sitë më parë tre të rinj mbetën të vdekur, një i moshës 13-vjeçare, ndërkaq dy të tjerë 15-vjeçar. Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se trupat e tre të miturve u varrosen dje në varrezat e fshatit Shqiponjë, apo ish-Jabllanicë. Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë se largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre. Kufomat e tre të mbyturve u varrosen pikërisht ku ishte shembur ndërtesa e cila edhe i kishte mbytur. Të rinjtë që humbën jetën tragjikisht janë Veton Morina i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011, Ideal Rama i lindur më 25 mars 2009 dhe Ramë Mehmetaj i lindur më 7 gusht 2009.
Kontrolloni gjithashtu
Në pesëvjetorin e rënies u përkujtua Heroi i Kosovës, Sami Thaçi
Sot, në pesëvjetorin e rënies, është përkujtuar Heroi i Kosovës, Sami Thaçi, pjesëtar i Policisë …