Kryeministri Kurti, udhëzonte “spastrime kuadrosh”, në Korporatën Energjetike të Kosovës, ndërmarrjes më të madhe publike në vend

Gazetari Lirim Mehmetaj, publikoi një fragment bisede ku bëhet e ditur  se në një grup në WhatsApp me kryeministrin Albin Kurti, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrin e Financave, Hekuran Murati e koordinatoren e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i kërkon Krasniqit që për riparimin e kaldajës së bllokut A5 t’i jepet tenderi një kompanie që nuk i plotësonte kushtet. Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi  po përballet me dy aktakuza. Qeveritarët që e morën në mbrojtje vazhdimisht që prej arrestimit të tij në vitin 2023, i kishin dhënë jo pak sugjerime e porosi. Kryeministri Albin Kurti e udhëzonte për “spastrime” në ndërmarrjen më të madhe publike në vend, ndërsa zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, i kërkonte t’i jepte tender direkt një kompanie që nuk i plotësonte kriteret. Po kaq direkt në kontrollin ndaj Nagip Krasniqit dëshmohet të ketë qenë edhe Dejona Mihali, koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai u raportonte vazhdimisht kreut të Qeverisë, Albin Kurti dhe vartësve të tij edhe në parti për punët dhe telashet në KEK. Para disa ditësh, atij iu desh të paraqitej sërish në gjykatë, ndërsa po përballet me dy aktakuza për korrupsion e keqpërdorim të detyrës.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti Albert Krasniqi, ka folur për aferat korruptive në Qeverinë-Kurti, ku është implikuar vetë kryeministri

Analisti Albert Krasniqi ka folur për aferat korruptive në qeverinë Kurti. Ai ka bërë me …