Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti nënkryetari z. Hasan Aliu dhe kandidatët për deputet nga radhët e LDK-së nga kjo komunë, zhvilluan të martën një takim të frytshëm me përfaqësuesit e bizneseve lokale.
Në postimin e tij në facebook kryetari Haliti ka shkruar:
Sot, zhvillova një takim të frytshëm me përfaqësuesit e bizneseve lokale. Gjatë këtij takimi, u diskutuan sfidat me të cilat përballen bizneset, mundësitë për zhvillim ekonomik dhe angazhimi i LDK-së për të krijuar një mjedis më të favorshëm për sektorin privat.
Theksova rëndësinë e përkrahjes së ndërmarrjeve vendore, krijimin e politikave lehtësuese dhe investimet strategjike për një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese. Sigurova bizneset se LDK-ja do të vazhdojë të jetë partnere e fuqishme e sipërmarrësve, duke mbështetur inovacionin, punësimin dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.
Takim edhe me komunitetin e taksistëve vitias
Strukturat udhëheqëse komunale mbajtën gjatë ditës së martë takim edhe me komunitetin e Taksistëve, në të cilën u diskutua për sfidat dhe mundësitë për ta. U theksua se mbështetja e komunës do të jetë e vazhdueshme për ta ndihmuar këtë komunitet të kapërcejë pengesat e tyre dhe të zhvillohet më tej. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë në çdo hap, thuhet në njoftim.