Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott, zhvilloi një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Ai theksoi mbështetjen e vazhdueshme për SPAK-un dhe mirëpriti angazhimin e institucionit për të hetuar krimet zgjedhore gjatë fushatës elektorale të vitit 2025. “Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Mbretëria e Bashkuar ka qenë një nga mbështetëset kryesore të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke ofruar ndihmë teknike dhe asistencë në forcimin e kapaciteteve institucionale
Kontrolloni gjithashtu
Koalicioni për Familjen mbajti fushatën elektorale me atmosferë triumfuese në Prishtinë
Koalicioni për Familjen e mbajti fushatën elektorale me një atmosferë triumfuese dhe fishekzjarre në lagjen …