Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka dhënë një sqarim lidhur me transportimin e materialeve zgjedhore nga votimi jashtë Kosovës. Pasi ka dështuar nënshkrimi i kontratës për shërbime postare, KQZ ka vendosur që tërheqja e materialeve zgjedhore nga kutitë postare dhe dërgimi i tyre në përfaqësitë diplomatike të bëhet përmes rrugëve tokësore, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Automjetet transportuese do të drejtohen nga zyrtarët e MPJD-së. KQZ ka siguruar se ky proces po bëhet në mënyrë transparente dhe me mbikëqyrje të vëzhguesve të subjekteve politike.
Kontrolloni gjithashtu
Koalicioni për Familjen mbajti fushatën elektorale me atmosferë triumfuese në Prishtinë
Koalicioni për Familjen e mbajti fushatën elektorale me një atmosferë triumfuese dhe fishekzjarre në lagjen …