Haliti: Pata kënaqësinë të ndaj vizionin dhe rrugën e re të LDK-së me Caritas Kosova

Kryetari i komunës së Vitisë dhe kandidati për Deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit, z. Sokol Haliiti është takuar të martën me Don Viktor Sopi, Drejtori Gjeneral i Caritas Kosova dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim sipas z. Haliti është diskutuar për çështjet kyçe që prekin komunitetin, duke theksuar rëndësinë e politikave sociale që vendosin qytetarin në qendër të zhvillimit. Besojmë në një Kosovë ku çdo familje ka mundësinë për një jetë më të mirë dhe të drejtë, ka shkruar në llogarinë e tij facebook, kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Nura: Ariana Musliu – Shoshi, është vlerë e shtuar në listën e PDK-së, për deputete në legjislaturën e re

Kryetari i komunës së Skënderajt z. Fadil Nura në një postim të tij në facebook …