rëndësishëm me familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe me mbështetës, anëtarë të partisë dhe të rinjtë e Kaçanikut. Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë nga këta grupe dhe theksoi se kjo mbështetje është një motiv i madh për të vazhduar angazhimin e tij për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës. Krasniqi ka vlerësuar rolin e UÇK-së dhe sakrificat që kanë bërë këto grupe për lirinë dhe pavarësinë e vendit. “Sot pata nderin të takoja familjarë të dëshmorëve, veteranë, invalidë të UÇK-së, mbështetës, anëtarë të Partisë Demokratike dhe të rinj plot energji e vizion në Kaçanik. Mbështetja e tyre është motiv i madh për të vazhduar përpara me përkushtim dhe vendosmëri”, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, ka emëruar familjarë të tij e militantë të partisë, në pozita publike në Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike
Pak para përfundimit të mandatit, kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka emëruar …