Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim masiv me qytetarë, në Gjilan. Ai ka thënë se nuk jam në Gjilan për t’ju thënë fjalë të bukura, të cilat harrohen pas zgjedhjeve. Sot jam në Gjilan me kandidatët dhe ekipin më të mirë, me ekipin fitues, për t’ju garantuar se atë që e premtojmë, ne e realizojmë. Kur jemi te Gjilani, po më vjen mirë që edhe të tjerët kanë nisur të na kopjojnë, që autostrada jo deri në Gjilan, po deri te Dheu i Bardhë. Autostrada te Dheu i Bardhë ka me u bë realitet në vitin e parë. Ka me u lidh edhe Kamenica, se nuk do të mbetet “zorrë qorre”, me autostradën e Gjilanit. Dhe autostrada prej Dheut të Bardhë do të lidhet me autostradën “Arben Xhaferi” dhe me Autostradën e Kombit, duke e lidhur prej Banullës deri në Duhël dhe do të lidhet ky korridor gjithandej Kosovës. Kemi me krye stadiumin në Gjilan. Impianti për trajtimin e ujërave të zeza, që sa vite e kam nënshkruar dhe ende nuk është përfunduar, do të përfundohet. Do të përfundohet edhe impianti për ngrohje qendrore, jo vetëm në Gjilan, po në disa qendra rajonale të Kosovës. Gjilanit do t’i kthehen investimet!”, ka premtuar, Bedri Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, ka emëruar familjarë të tij e militantë të partisë, në pozita publike në Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike
Pak para përfundimit të mandatit, kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka emëruar …