Kandidati për kryeministër i koalicionit, Ramush Haradinaj, premtoi investime të mëdha për kryeqytetin dhe zhvillim ekonomik për Kosovën. Me implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin, do t’i japim Prishtinës fuqinë që i takon. Unaza e Jashtme do të përfundojë më në fund, duke lehtësuar qarkullimin në kryeqytet. Stadiumi i ri dhe Salla Koncertale do ta bëjnë Prishtinën qendër të sportit dhe kulturës në rajon. Haradinaj gjithashtu premtoi rritje ekonomike deri në 7%, paga mesatare mbi 1,000 euro dhe pensione jo më pak se 500 euro. Do të ulim çmimin e energjisë për 20%, duke rritur prodhimin vendor në 1500 MW. Pakoja prej 1 miliard euro për bizneset prodhuese-eksportuese do të hapë vende të reja pune. Çdo student do të ketë bursë, pavarësisht universitetit. Haradinaj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të drejtpërdrejtë në NATO dhe një aleance të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë të strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, ka emëruar familjarë të tij e militantë të partisë, në pozita publike në Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike
Pak para përfundimit të mandatit, kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka emëruar …