Mijëra japonezë janë tubuar edhe gjatë këtij viti, në Hiroshimë, për të shënuar 71-vjetorin e bombës së parë bërthamore në histori si pasojë e së cilës po atë ditë humbën jetën më shumë se 70.000 japonezë. Rreth orës 08:15 sipas kohës lokale, kur edhe ka rënë bomba bërthamore në këtë qytet japonez para 71 viteve, dhjetëra mijëra pjesëmarrës me një minutë heshtje dhe lëshimin e pëllumbave u shprehën nderime viktimave. Katër muaj pas sulmit bilanci i të vrarëve ishte mbi 200.000. Nderimet, si edhe vitet e kaluara, u bënë në Parkun e Paqes në afërsi të vendit ku ishte qendra e sulmit. Në ceremoninë e përkujtimore për viktimat e kësaj katastrofe bërthamore ishte i pranishëm edhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …