Barazia gjinore proces i vazhdueshëm institucional dhe shoqëror

Vera Bytyçi, zyrtare për Barazi Gjinore, të drejtat e grave dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në komunën e Malishevës organizoj takim pune,  ku morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave të grave, organizata Handikos, OJQ ‘Fatjona’, përfaqësues nga komiteti për komunitete, Zyra Juridike Falas dhe  pjesëmarrës tjerë, ku  në qendër të debatit kishin  Promovimin e barazisë gjinore si një prioritet thelbësor, në mjedise pune gjithëpërfshirëse si dhe sfidat që  duhet adresuar përgjatë veprimtarive me komunitete të niveleve të ndryshme shoqërore, arsimore, fokus grupe të të dy gjinive me qëllimin e vetëm për të siguruar që i gjithë komuniteti, pavarësisht nga gjinia, të kenë mundësi të barabarta për zhvillim profesional dhe personal.

 Qëllimi i takimit ishte që të gjithë të kontribuojmë në krijimin e një mjedisi, ku gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë të kenë mundësi të barabarta për të realizuar potencialin e tyre të plotë.

Njëherit nga takimi ju bë thirrje për bashkëpunim të gjithë akterëve inatitucional, shtetëror, komunal, shoqërisë civile, artistëve që të promovojnë dhe zbatojnë barazinë gjinore dhe të përforcojmë mekanizmat përgjegjës që të arrihen suksese shoqërore. Pra duhet të jetë e qartë se barazia gjinore nuk është thjesht një qëllim, por një proces i vazhdueshëm që kërkon përkushtim, reflektim dhe veprime konkrete, se vetëm kështu mund të ndërtojmë një mjedis pune të sigurt dhe të përparuar, por edhe të drejtë dhe të barabartë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Haliti: Pata kënaqësinë të ndaj vizionin dhe rrugën e re të LDK-së me Caritas Kosova

Kryetari i komunës së Vitisë dhe kandidati për Deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të …