Para 26 viteve, pas intensifikimit të përgatitjeve për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit – kryeqytetit të Francës, në 6 Shkurt 1999 nisi Konferenca e Rambujesë. Kosova përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak… Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi. Me 6 shkurt të vitit 1999 nga Aeroporti i Prishtinës, u nis për në Rambuje të Francës, delegacioni i Kosovës. Sipas marrëveshjen me autoritet ndërkombëtare delegacioni që përfaqësonte UÇK-në nuk iu ka nënshtruar formaliteteve të kontrollit, ndërkohë që për në Francë kanë udhëtuar dy aeroplanë civilë. Delegacioni i UÇK-së ishte përcjellë nga fshati Shalë i Drenicës drejt Aeroportit të Prishtinës me prani të një numri të madh të luftëtarëve të UÇK-së dhe popullatës liridashëse të Drenicës jugore. (RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)
Kontrolloni gjithashtu
Premtimi i kryetarit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund shpejt luftës së Rusisë kundër Ukrainës mori një kthesë të papritur
Premtimi i kryetarit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i dhënë fund shpejt luftës …